Shkup, 25 shtator – Kik-boksieri shqiptar Hadis Ramadani ka arritur fitoren e shtatë me radhë në meçn profesionist. Në Fridihafen të Zvicrës në “Fight Night” që u mbajt të shtunën dhe në organizim të VKU-Zvicër, para kik-boksierit shkupjan u gjunjëzua serbi Marko Dmitroviq.
“Fitore. Sonte pata ndeshjen kundër serbit Marko Dmitroviq dhe fitova me pikë. Ju falënderit të gjithëve për përkrahjen. Vazhdojmë fuqishëm”, shkroi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” Ramadani.
Cekim, para disa ditëve Ramadani në Jagodinë të Serbisë mundi serbin Aleksandar Gjorgjeviq.