Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi, ka publikuar këngën e tij më të re. Kënga “Jeta ime” është bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Greta Koçi.
Tekstin e këngës e ka shkruar Greta Koçi dhe muzikën e ka bërë Jimmy, njofton Klan Kosova. Brenda pak orëve të publikimit kjo këngë mori mijëra klikime në kanalin Youtube.