Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Arabinë Saudite, ndërsa ka realizuar takime edhe me drejtues të këtij shteti, transmeton gazeta KOHA.
“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë, nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Arabinë Saudite.
Gjatë viteve të fundit janë realizuar vizita të ndërsjella nga zyrtarët e dy vendeve, me fokus rritjen e bashkëpunimit në disa fusha.