Urime të përzemërta deri te kryeministri Zoran Zaev dhe të gjithë ata që luftuan për këtë ditë historike, ka shkruar në Tuiter kryeministri shqiptar Edi Rama për nismën drejt ndryshimeve kushtetuese sa i takon implementimit të Marrëveshjes së Prespës.
“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”, ka shkruar Rama në Tuiter.
Mediat shqiptare, pa përjashtim i kanë dhënë hapësirë të gjerë ndodhive në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa kanë dhënë menjëherë edhe lajmin e votimit të vendimit, duke e vlerësuar si një moment historik.