Shkup, 16 qershor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë sqarim nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, lidhur me deklaratën se Maqedonia e Veriut duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave, pasi sipas tij është në rrëmujë dhe kjo gjë mund të dëmtojë edhe vendin.
Presidenti maqedonas është pjesë e përpjekjes së shtetit të tij për të bindur vendet anëtare, ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po bën të kundërtën deklaroi Rama në Pustec, ku vazhdoi fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit. (koha.mk)