Tiranë, 5 dhjetor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve të tij, të cilët për shkak tërmetit katastrofal, janë larguar në Kosovë, që të kthehen.
Kryeministri Rama këtë mëngjes, në takimin urgjent të Këshillit të Ministrave në Tiranë, ka urdhëruar ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që të bëjnë thirrje dhe t’i kthejnë ata njerëz që janë strehuar në Kosovë.
Edi Rama theksoi që gjendja e përgjithshme në hapësirat e goditura nga tërmeti është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit.
Sipas mediumeve në Kosovë, janë mbi dy mijë banorë shqiptarë dhe numri më i madh prej tyre është në Prizren.
Pas Samitit të NATO-s në Londër, Rama ka treguar optimizëm se Evropa do ta mbështet Shqipërinë për ta tejkaluar gjendjen pas tërmetit katastrofal.
Sipas tij, 15-të milionë euro të ndara nga Komisioni Evropian nuk janë e vetmja ndihmë dhe se priten mjete edhe nga IPA fondet, gjithashtu edhe mbështetja nga mbajtja e dy konferencave donatoresh, njërën që do e organizon Komisioni Evropian dhe tjetrën presidenti turk, Erdogan.