Rama takon presidentin e SHBA-së, Donald Tramp

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Rama publikoi foton e ditës, ku fokusohet çifti Rama dhe presidenti Donald Tramp me zonjën e parë të SHBA-së, Melani Tramp.Kryeministri Rama ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.