Kryeministri Rama ka pritur sot në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt dhe disa vezhgues të misionit të OSBE-ODIHR që kanë ardhur në Tiranë për zgjedhjet parlamentare. Në këtë takim që zgjati rreth 30 minuta është diskutuar mbi zgjedhjet e 18 qershorit. Këtë e konfirmuan edhe përfaqësuesuesit e OSBE-së që morën pjesë në këtë takim.
Ambasadori Borchardt, i pyetur nga mediat ne dalje te selise roze, nuk pranoi të bëjë asnjë koment mbi mospjesemarrjen e opozitës në zgjedhje. I shoqëruar edhe nga vezhgues të OSBE-së ambasadori Borchardt u shpreh se janë në cilësinë e vëzhguesëve të zgjedhjeve dhe si të tillë fjalën e tyre të fundit do ta thonë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Edhe kryeministri Rama nuk dha asnjë deklaratë pasi la selinë e Partisë Socialiste.
Rama takohet me përfaqësues të OSBE
Leave a comment