Tiranë, 12 dhjetor – Kryeministri shqiptar Edi Rama ka hequr sërish paralele krahasimi mes studentëve protestues dhe opozitës, duke thënë se edhe kjo e mërkurë ishte një ditë e humbur kot me “arsyen e mosarsyes”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Rama e ka perifrazuar protestën e të rinjve si një sjellje e paarsyeshme që më së shumti i ngjan “klinikës së doktoreshë Monika Kryemadhit” apo “Gjumit të Lul Artistit”.
Kjo është hera e parë që Rama flet më ashpër se ditët e tjera kundër protestës së studentëve, duke thënë në fund të mesazhit të tij se ai i pret.
Madje ai heq dhe një tjetër paralele, duke shkruar se protesta e dhjetorit 2018 nuk është e njëjta me mësimet e demokracisë së prindërve tua