Në takimin e zhvilluar me studentët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është përgjigjur edhe kritikave në lidhje me sjelljen dhe veshjen e tij.
Rama tha se kërkon të kontribuojë që kjo shoqëri të emancipohet dhe jo të merret me llafe katundi.
“Ata që thonë se nuk duhet të flasë kështu kryeministri, kryeministri nuk bën thhhh, nuk vishet kështu e me radhë. Unë nuk jam bërë kryeministër për t’u bërë dikush tjetër dhe nuk dua që duke qenë kryeministër të bëhem dikush tjetër e të mos e njoh veten”.
“Jam bërë kryeministër si ky që jam, me të gjithë të metat, dobësitë dhe të këqijat dhe nuk kam ndërmend të ndryshojë veten që t’u dukem si kryeministër këtyre që nuk dinë çfarë flasin”.
“E shoh të rëndësishme t’u qëndrojë besnik njerëzve, të them atë që mendoj, të sillem si më vjen, të vishem si dua dhe në vitin 2019 të jap dhe unë kontributin tim që në këtë shoqëri njerëzit të mos jenë aq të prapambetur për si e tha, si u vesh dhe muhabete katundi, veshi atletet, doli pa pantallona”, theksoi kryeministri. (Top Channel)