Vazhdojnë reagimet kundër dhunës në Parlamentin e Maqedonisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga emisioni Top Story i Top Channel ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte një turmë protestuesish kanë sulmuar deputetët. Me këtë rast, kryeministri Rama theksoi se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Ai porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve, ndërsa kritikoi edhe punën e policisë maqedonase. “Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shënjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës. Është krejtësisht e papërgjegjshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lider shpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, ka thënë Rama.