Zëvendësministri i Mbrojtjes, Idlir Peçi është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama. Ende nuk dihen arsyet e pezullimit të Peçit, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e zv/ministrit të Drejtësisë.
Gjithashtu Rama ka vendosur edhe bllokimin e të gjitha prokurorimeve publike të vitit 2017. Ky vendim është marrë për shkak se në detyrë janë ende ministrat teknikë dhe të LSI-së. Prokurimet do të zhbllokohen në një kohë të dytë. Mund të bëhen vetëm prokurorime urgjente, me urdhrin e vetë të Edi Ramës.