Kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrjen e një sërë masave dhe vendimeve të qeverisë sa i takon buxhetit dhe ekonomisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë ka thënë se duke iu referuar raportit të KE-së, Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon. Mes të tjerash ai paralajmëroi se në vitin e ardhshëm, buxheti do të ketë një rritje me 4%.
Rama është ndaluar edhe te Rruga e Arbrit, duke u shprehur se pas më pas se një muaji, pritet të nisin punimet. “Ministria e linjës ka nisur bisedimet me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 35-40 ditëve kontrata do finalizohet dhe puna për Rrugën e Arbrit do fillojë për të mos u ndalur më, – theksoi Rama. – Bashkë me ministrin e Jashtëm kemi çelur diskutimin me palën maqedonase në mbledhjen e qeverisë që do zhvillojmë në Pogradec për nvojën që kjo rrugë të japë një dimension jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal, pasi është një investim madhor dhe voluminoz për buxhetin e Shqipërisë, duke sjellë më tepër ekonomi për zonën”.
Rama shtoi se buxheti ka një kahje në funksion të turizmit si një burim të pashfrytëzuar sa duhet për rritjen ekonomike dhe të punësimit në vend. “Në 4 vjet, shqiptarët do shikojnë një transformim të fuqishëm, gjë që ka 27 vjet që nuk ndodh. Rrugët tona s’kano lidhje me rrugët evropiane”. Kryeministri sqaroi edhe paketën e re fiskale, duke shpjeguar se nuk do të ketë rritje taksash siç trumbeton opozita: “Nuk ka rritje taksash, ka vetëm ndryshime të vogla të funksion të vizionit tonë. Nuk do të ketë rritje taksash për 97% të popullsisë dhe as për kompanitë. Gjithë zhurma është një propagandë në kuadrin e punës së mërzitjes që sot funksionin nën emrin e opozitës në Shqipëri”, – siguroi ai.