Tiranë/Bruksel, 29 janar – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel, e përshëndeti rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Megjithatë, për Ramën, rivendosja e linjës ajrore është një hap shumë i rëndësishëm, të cilin duhet ta ndjekin edhe të tjerët.
“Ju falënderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne por edhe për rajonin. E mbështetët rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët, që do ishte në interes të procesit në zhvillimin rajonal dhe ndërshtetëror. Mendojmë se NATO është pjesë e rëndësishme e OSBE-së dhe kryesues këtë vit është vendi im”, deklaroi Rama, transmetoi Top-Channel.
Rama gjatë kohës së konferencës foli edhe për strehimin e muxhahedinëve në vendin e tij (rreth 3.000) duke shtuar se Shqipëria do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi humanizmi është pjesë e traditës së këtij vendi. Ai e përmendi edhe ndihmën që Shqipëria ua ka dhënë hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.
“Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve”, tha Rama.
Theksoi se Shqipëria ka dëbuar diplomatë dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike.(koha.mk)