Kryeministri Edi Rama ka qëtësuar aleatët në BE dhe SHBA pas vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri. Rama tha se mes BE-së dhe Turqisë, ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe mbetet një aleat strategjik i Perëndim, po ashtu edhe një mik i Turqisë.
Rama tha teksa ishte në krah të Presidentit Erdogan se ai është një këshillues i mirë, ndërsa shtoi se çfarë flet me të në publik, atë flet edhe në takimet bileterale.
“Mendoj se këtë marrëdhënie ka vetëm të mira. Mos e harrojmë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot. Turqia është një valvul e pashmangshme sigurtie për BE. Ne jemi aleatë, nuk bëjmë zgjedhje, ne zgjedhim Shqipërinë”, tha Rama.
Ai gjithashtu tha se nuk beson se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale.
“Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur, prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty si një vazhdimësi e një tradite. Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan, e përsëris nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, përkundrazi janë për të qeshur ato që thuhen. Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë jemi mik të ngushtë me Turqinë dhe aleatë me SHBA e BE-në. Po e mbyll me një fjalë: Në fund të ditës çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë e shqiptarët, e nuk është as për Turqinë e aspak për të tjerët”, përmbylli Rama./abcnews.al