Tiranë, 17 tetor – E bëmë atë që e kërkonin ata nga ne, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han, në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.
“Hani ishte i qartë si kristali. Ne e bëmë atë që ata e kërkuan nga ne, nëse nuk marrim datë kjo nuk do të thotë se Shqipëria ka dështuar. Por, përveç asaj që e bëmë dhe që duhet ta bëjmë, gjendemi në situatë kur Këshilli Evropian duhet të vendosë se çka kërkojnë anëtarët e tij ose nuk dëshirojnë të bëjnë për familjen e tyre, sepse një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon qasje tjetër nga e gjithë familja drejtë atij procesi”, theksoi Rama.
Ai tha se Hani ka theksuar se duhet të vazhdohet me të gjitha reformat, sepse kjo është në interes të qytetarëve shqiptarë dhe se “kjo nuk është me qëllim që të kënaqen Brukseli, Londra, Parisi dhe Berlini, por të sigurohet Shqipëria evropiane për fëmijët tanë”.
” Kjo do të thotë që, nga njëra anë, ne duhet ta kuptojmë qartë këtë situatë dhe nga ana tjetër ta vazhdojmë procesin e reformës, sepse, siç e tha dhe komisioneri, nuk i bëjmë pse po na i kërkon Brukseli, Londra, Parisi, apo Berlini, por i bëjmë sepse na i kërkon nevoja që t’u lemë fëmijëve tanë një Shqipëri evropiane, me institucione demokratike, me një shtet institucional të së drejtës dhe një ekonomi me standarde të Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri shqiptar.
Rama shtoi se Shqipëria i zbaton reformat dhe do të vazhdojë në atë drejtim.