Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se PS-ja ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa PS-në, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej. “Para disa ditëve në Kuvendin e Maqedonisë u miratua ligji i cili nuk mundet as të imagjinohej më parë. Unë ju them se të gjithë ju duhet të jeni krenarë, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që votuan, e përkrahën dhe besuan tek kjo parti, sepse pa të sot nuk do të ekzistonte gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni”, deklaro Rama.
Rama më 11 janar, i pari përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka përshëndetur miratimin e ligjit të gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë. “Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkroi Rama në Facebook. Përvjetori i eurosocialistëve shqiptarë ishte një rast për kryeministrin Edi Rama për të shigjetuar opozitën për protestën që ka thirrur më 27 janar. Sipas tij ka një front të atyre që janë bashkuar për të penguar reformën në Drejtësi, ndërkohë që vendi është më afër Europës.