Tiranë, 29 nëntor – Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të mëngjesit bëri një paraqitje të dëmeve që janë konstatuar deri më tani, dhe se deri tani janë dhuruar pesë milionë euro dhe më shumë se një milionë dollarë amerikanë ndihmë për të prekurit nga tërmeti. Sipas tij, kjo nuk është shuma e fundit.
Rama njoftoi se tendat e vendosura në Thumanë dhe Laç do të largohen, ndërsa familjet do të akomodohen nëpër hotele.
Megjithatë banorët e fshatrave përreth nuk duan të shkojnë nëpër hotele, sepse siç tha Rama, ato duan të mbeten në tenda që të mund të kujdesen për bizneset e tyre bujqësore.
Rama konfirmoi se deri tani jetën e kanë humbur 49 persona, përfshirë edhe fëmijë, prej tyre në Durrës 25, ndërsa në Thumanë 23 dhe një viktimë në Kurbin.
Kërkimi për të mbijetuarit u ndërpre dje në Thumanë, ndërsa pastaj në Durrës.
“Në rajonin e Durrësit janë akomoduar 1.260 persona, prej tyre 625 nëpër hotele dhe 360 në salla shkollore sportive. Të tjerët janë në tenda apo nëpër familjet e tyre. Në Thumanë, rreth 500 njerëz janë vendosur nëpër tenda ndërsa ato do të vendosen sot në hotele”, tha Rama.
Sipas tij, 3.480 njerëz janë pa shtëpi në rrethinën e Tiranës.