Shkup, 17 tetor – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në Maqedoni, në kuadër të samitit të 100 të Europës Juglindore që mbahet sot në Shkup. Rama u prit nga homologu i tij Zoran Zaev dhe zhvilloi një takim me të për bashkëpunimin e mëtejshëm. Gjatë qëndrimit në Shkup kryeministri shqiptarë Edi Rama do të takoj edhe krerët e partive politike shqiptare. Raportohet se tema e bisedimeve do të janë zgjedhjet e sapo përfunduara lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik.