Rama ndryshon qeverinë. Ja ministrat që bëhen “koka turku” (LISTA)

Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në qeveri, të cilat i njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.
Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.(tch)