Tiranë, 13 mars – Ndikimi rus në Shqipëri nuk është kurrfarë sekreti, për shkak se Rusia nuk është mbështetëse e zgjerimit në BE, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, në lidhje me informatat se opozita e bashkuar shqiptare ka mbështetje nga Moska.
“Rusia nuk është vend adhurues i BE-së dhe i zgjerimit të BE-së dhe natyrisht nuk mund të ketë mbështetje për përparimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është sekret. Ne kemi agjendë kombëtare qëllimi i së cilës është që të bashkohemi me familjen evropiane”, deklaroi Rama.
Kryetari i forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha më parë i hodhi pretendimet se opozita e bashkuar ka mbështetje nga Moska për vendimin që të tërhiqet nga mandatet e deputetëve dhe protestat masive antiqeveritare..
Basha theksoi se ata që i plasojnë trillimet e tilla “janë të kohës së Enver Hoxhës”, duke shtuar se ai është “politikani më proevropian që Shqipëria e ka sot”.