Në një reagim në Twitter pas protestës, Kryeministri Edi Rama i pyet protestuesit nëse po përdoren nga opozita apo është vet faji i tyre që i ndjekin nga pas.
Për qytetarët në Vlorë, Rama shpreh vlerësime. Kurse për efektivët e policisë që ishin të vendosur përreth Kryeministrisë gjatë protestës, thotë se bënë dallimin e madh me të shkuarën, shkruan tvKlan.al, transmeton gazeta Koha.
“Për Protestuesit:Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?Për Vlonjatët:Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit:Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë”.