Bashkohuni me ne në faleminderimin ndaj Zotit që sot nuk kishte viktima të pafajshëm. Kjo është thirrja që kryeministri shqiptar, Edi Rama shkroi në Twitter pas vrasjes së ushtarit grek sot në fshatrat e Gjirokastrës, pasi i njëjti kishte sulmuar me kallashnikov policët shqiptarë.
Postimi i plotë i Ramës në Twitter:
Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste.