Tiranë, 30 nëntor – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në seancën e sotme qeveritare deklaroi se janë ndërprerë operacionet e kërkim shpëtimit nga tërmeti, duke shtuar se numri i viktimave nga tërmeti katastrofik ka arritur në 50.
“Aksionet e kërkim shpëtimit kanë përfunduar dhe për fat të keq duhet të them se numri i viktimave është rritur në 50”, theksoi Rama.
Kur filloi t’i lexojë emrat e viktimave Rama filloi të qajë, por menjëherë u qetësuar dhe vazhdoi.
Qeveria solli vendim me të cilin familjeve të cilët i kanë humbur anëtarët u ka ndarë nga një milionë lekë (rreth 8.500 euro), ndërsa do t’i mbulojë edhe shpenzimet për varrim. Vendimi vlen edhe për familjet e vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani, të cilët e humbën jetën gjatë rrënimit të hotelit në Durrës.
Rama u falënderoi ekipeve të kërkim shpëtimit të cilët erdhën në Shqipëri nga shumë vende.
“Dëshiroj t’i falënderoj ekipet për kërkim shpëtim të cilët erdhën nga jashtë vendit”.
Pa ta nuk do të mund të shpëtonim asnjë banor nën rrënojat. Por, kjo nuk e ka zvogëluar punën e ekipeve tona për kërkim dhe shpëtim, por atyre u duhen mjete speciale, ka thënë Rama.
Ai publikoi e dhe të dhëna për zonat më të prekura.
“Dëme serioze ka tek 1.192 objekte, ndërsa për 265 ndërtesa banesore duhet vlerësim, si dhe për tetë shkolla dhe një institucion shëndetësor. Në hotel janë akomoduar 2.472 persona”, shtoi Rama.
Ai paralajmëroi se secili që ndërton për të përfituar, me këtë rast duke keqpërdorur do të sanksionohet.
“Burg për supervizorët, akritektët dhe ndërtuesit të cilët keqpërdorin”, deklaroi Rama me zë të lartë në seancën e sotme qeveritare.