Rama mbron minishengenin në Londër

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në samitin e BERZH-it që zhvilloi punimet në Londër ku edhe një herë mbrojti minishengenin ballkanik si një nismë që do t’i krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkanit.

Në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme minishengenin, pavarësisht se deri më tani ka marrë dakordësinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi.

“Deri në 2014 nuk ishin ulur kurrë kaq lehtë me njëri-tjetrin, pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje, për të folur për të ardhmen. Natyrisht kemi probleme për të zgjidhur, por ne jemi duke punuar së bashku dhe duam të ndërtojmë së bashku të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk bie dakord me termin minishengen, nuk është aspak mini, pasi ne të jemi nga më të gjatët në rajon. Është një hapësirë rajonalë, ku bëhet fjalë për 4 liritë e lëvizjes”, tha Rama.

Comments are closed.