Republika e Maqedonisë së Veriut për ne nuk është vetëm vend fqinj, por edhe mik dhe partner i pazëvendësueshëm strategjik, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve bazohen në parime dhe vlera afatgjate, të cilat na bashkojnë si shtete, që i takojnë Evropës dhe të cilat do të jenë së bashku në familjen evropiane”, deklaroi Rama, transmeton agjencia ATSH.
Theksoi se vizita e kryeministrit Zaev vjen në momentin e arritjes së rëndësishme historike, siç është Marrëveshja e Prespës dhe hapja e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, për çka përkujton se Shqipëria tanimë e ratifikoi Protokollin e aderimit në Aleancë.
“Kjo arritje e madhe historike është fryt i lidershipit të Zaevit dhe mikut tonë të përbashkët Cipras. Me Marrëveshjen e Prespës është tejkaluar qorrsokaku shumëvjeçar dhe u hap rruga për anëtarësim së Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo poashtu krijoi edhe energji pozitive për përparim të mëtutjeshëm në rrugën e përbashkët për integrim në BE”, theksoi mes tjerash Rama.(koha.mk)