Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet që të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.
“Së shpejti, brenda pranverës që vjen, do ta vendosim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes Schengen. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian.”, u shpreh kryeministri Rama.