Rama: Kosova është Kosovë dhe jo e ashtuquajtur

“Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për të gjithë”. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca e përbashkët me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Bashkimin Evropian.
Për Ramën sa i përket Ballkanit të Hapur – problem duhet të ishte mospranimi i Presidencës serbe dhe jo mosardhja e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri shqiptar e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër – duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmeti. Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.
“Aleksandëri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë”. Numri një i Qeverisë shqiptare i ftoi të gjithë të pranishmit që të vërtetojnë lehtësimet dhe arritjet e procesit të Ballkanit të Hapur.