Në daljen e tij të përjavshme në rrjetin social Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh edhe njëherë optimist për punën e Vettingut, duke thënë se shumë shpejt do të japin rezultatet e para.
“Komisionet e Vettingut janë ulur në zyra dhe shumë shpejt do të japin rezultatet e para”, u shpreh Rama, duke theksuar se “Sprapsëm çdo orvatje për të “vrarë” reformën në drejtësi”.
Ndër të tjera kryeministri ftoi edhe njëherë qytetarët që të bëhen pjesë e projektit të tij për bashkëqeverisje, duke vënë në dukje, sipas tij, se kundërshtarët jo vetëm që nuk pranojnë të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit.
“I kam lutur kundërshtarët për një pakt kombëtar, si përgjigje kam marrë mallkime pa hesap. Kjo tregon se ata jo vetëm që nuk kanë asnjë ide”, u shpreh Rama, teksa u kërkoi qytetarëve që të shkarkojnë aplikacionin “Shqipëria që duam”.
“Ndjenja e përgjegjësisë ndaj vendi është kaq e madhe, saqë asgjë nuk do të na ndalojë dot, në koalicionin e madh do të bëjmë shumë”, tha Rama më tej kryeministri në komunikimin e tij javor në Facebook.