Rama i thotë Bashës se me kapsolla nuk rrëzohet Qeveria, e fton për dialog

Kryeministri shqiptar, Edi Rama i dha një mesazh Lulzim Bashës pas marshimit protestues të sotëm të opozitës.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë”, ka shkruar Rama në Twitter.

“Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”.