Tiranë, 28 shtator – Kryeministri shqiptar, Edi Rama, me cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, reagoi mbrëmë vonë ndaj konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Përmes një publikimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkroi se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të kthehen në normalitet, duke shtuar se askush nuk dëshiron viktima.
“Apeloj deri te të gjithë të përfshirët menjëherë të kthehen në armëpushim, përpara se numri i viktimave të rritet shtesë. Është mirë që të dy vendet të fillojnë negociata”, shkroi Rama.
Ai theksoi se bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së dhe përfaqësuesi personal i kryesuesit, ambasadori, Andzhej Kasprzik ishin në kontakt të ngushtë me palët.
“Ne i mbështesim plotësisht përpjekjet për ta stabilizuar situatën në terren. Nuk ka alternativë tjetër për një zgjidhje paqësore të konfliktit përveç negociatave. Negociatat midis dy vendeve duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës”, tha Rama.