Tiranë, 29 dhjetor – Katër liderët politik shqiptarë të Maqedonisë – Ali Ahmeti i BDI-së, Ziadin Sela i Aleancës për shqiptarët, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Fadil Zendeli i RDK-së të enjten në Tiranë janë ulur në një tavolinë të përbashkët të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan gazeta KOHA. Akoma nuk dihet se çfarë janë marrë vesh liderët shqiptarë në praninë e kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit veçmë ka përsëritur se krijimi i një Qeverie stabile të Maqedonisë përbën një interes të veçantë edhe për Tiranën zyrtare. Madje, Qeveria shqiptare kishte përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj. (koha.mk)