Kryeministri i vendit, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka lajmëruar gjithë ndjekësit se është hapur një llogari bankare ku gjithë shqiptarët të kontribojnë për pagesën e gjobës të marrë nga FIFA, për Xhakën dhe Shaqirin.
“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqir” shkruan kryeministri. Ja postimi i plotë: