Rama hap ‘luftë’ ligjore: Gazetarin e ‘Bild’ do e çoj në gjykatat gjermane

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vendosur që të nisë një luftë ligjore me gazetarin e gjermanes ‘Bild’, Peter Tiede, i cili ka publikuar materiale nga dosjet 184 dhe 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sot u publikua edhe një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

Por kryeministri shqiptar thotë se do e çoj në gjykatat gjermane gazetarin Tiede për të parë kush ka të drejtë në këtë histori.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruan Rama./TCh