Tiranë, 26 nëntor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në përvjetorin e parë të tërmetit katastrofik që e goditi Shqipërinë, qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në Abu Dhabi sot është nënshkruar marrëveshje me të cilën do të financohet ndërtimi i 2.000 apartamenteve në zonën e Durrësit, e cila u prek më shumë nga tërmeti katastrofik që ndodhi saktësisht një vit më parë”, njoftoi Rama.
Ai postoi foto nga takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të EBA, sheik Abdullah bin Zajed, Al Nahjan, duke shtuar se në fokusin e diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi ekonomik.
“Abu Dabi – me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheik Abdullah bin Zajed Al Nahjan, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e ndërtimit të 2.000 banesave në Durrës, ndërsa tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar, të drejtuar drejt investimeve direkte”, theksoi Rama.
Ai shtoi se së shpejti do të fillojë një investim i madh për transformimin e portit të Durrësit, i cili është “një nga portet më të bukur dhe më të mëdhenj në Mesdhe”.
Nga tërmeti katastrofik me intensitet prej 6.4 ballë të shkallës Rihter, përveç Durrësit, janë goditur edhe Kavaja, Tirana dhe zona të tjera. Në tërmet kanë humbur jetën të paktën 51 vetë dhe lëndoi më shumë se 1.000. Dëmi material u vlerësua në 1.2 miliardë euro.