Tiranë, 13 shtator – Në Shqipëri, në sipërfaqe është edhe një përplasje institucionale.
Vetëm disa ditë pas dekretit të nënshkruar me të cilin Edi Rama e emëron si mandatar të qeverisë së re dhe menjëherë pas parashtrimit të listës me emra të ministrave të rinj, presidenti Ilir Meta kërkoi nga Prokuroria shtetërore informata për emrat që Rama I propozoi për ministra.
Në listën drejtuar prokurorisë kërkohet informatë, e cila duhet të dale nga verifikimi për “pastërtinë e personalitetit të 16 emrave të propozuar”.
“Presidenti Ilir Meta dëshiron të jetë I informuar nëse keni të dhëna apo informata për emrat e kandidatëve të propozuar, lidhur me procese hetuese apo kriminalistike që kanë filluar apo mund të jenë në fazë të vlerësimit që duhet të fillojnë për secilin prej tyre. Nëse janë të kapshme informatat e kësaj natyre për këta qytetarë, pa u rrezikuar fshehtësia e hetimit, kërkojmë të jemi të informuar për gjendjen me procedurën dhe statusin e secilit nga qytetarët e lartëpërmendur”, qëndron në shkresë.
Kërkohet kjo informatë të jetë e kapshme sa më urgjentisht dhe shtohet se presidenti duhet të deklarohet për këto emërime në afat prej 7 ditëve nga parashtrimi I propozimit nga ana e kryeministrit, konsideruar nga 12 shtatori.
Tani për tani nuk ka reagim nga Rama lidhur me këtë procedurë, të cilën për here të parë zbaton Meta.
Në kabinetin e tretë me radhë, që e zyrtarizoi më dy shtator në mbledhje të Asamblesë nacionale të Partisë së tij socialiste, Rama vendosi të mos bëjë shumë ndryshime. Nga 16 anëtarë në cabinet vetëm pesë janë emra të rinj ndërsa nga numri I përgjithshëm 12 janë gra.