Rama: Dialogu Kosovë-Serbi do vazhdojë pa kushte

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se Shqipëria nuk do të dështojë dhe dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.

Kryeministri është shprehur i mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, shkroi Rama në Twitter.