Rama dhe Basha e uruan zgjedhjen e Qeverisë së re kosovare

25

Tiranë, 4 qershor – Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka uruar zgjedhjen dhe i dëshiroi fat qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një publikimi në Tuiter, Rama të njëjtën ia uroi edhe opozitës së Kosovës, duke shpresuar se  edhe të dy palët do të punojnë  së bashku për të mirën e vendit.

“I dëshiroj Qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës punë të suksesshme  në interes të popullit dhe shtetit të tyre, me besim dhe shpresë se  pas një periudhe jo aq të lehtë të trazirave në procesin e  pjekurisë demokratike, ata do të bëjnë së bashku  punë të mira  për Kosovën”; shkruajti Rama.

Përmes Tuiterit ka reaguar edhe lideri i Partisë Demokratike opozitare, Lulzim Basha.

Duke e uruar zgjedhjen e Qeverisë së re në Prishtinë, Basha vlerëson se  konsolidimi i shtetit, integrimet euroatlantike, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfida, realizimi i tyre i suksesshëm është në  interes  jo vetëm të Kosovës por edhe  popullit të saj, por janë të domosdoshme për proceset paqësore dhe integruese  të tërë rajonit.

“I dëshiroj punë të suksesshme  qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin e suksesshëm të qëllimeve strategjike të Kosovës dhe  të interesave  më të mira të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë  ndërsa nesër në pushtet  gjithmonë do të jetë në  anën e Kosovës, në anën e qytetarëve të saj, me bindje të palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të të gjithë shqiptarëve”, shkruajti Basha.

Qeverinë e re kosovare  në krye të së cilës është Abdullah Hoti shtëpia ligjdhënëse në Prishtinë e votoi dje.

Comments are closed.