Bruksel, 11 qershor – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, nga Brukseli, porositi se vendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë gjeostragjik dhe i bazuar në merita, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në pyetje të gazetarëve nëse do të jetë e pranueshme për të që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në procesin e negociatave, Rama tha se kjo nuk është kompetencë e tij, pwrcjellw KOHA.
“Kjo është kompetencë e BE-së, e Këshillit, nuk e imja, BE-ja duhet të veprojë në mënyrë gjeostrategjike, gjeopolitike dhe të bazuar në merita dhe nëse një vend e ka merituar, ai nuk duhet të refuzohet sepse bëhet lojë dhe populli shqiptar do të ndjehet se është në lojë”, deklaroi Rama.
Në këtë u ndërlidh kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker i cili porositi se dy vendet duhet të marrin negociata pa ndarje.
“Kjo nuk është lojë, ky është rajon tragjik dhe nuk kemi të drejtë të luajmë lojëra, unë fuqishëm e mbështes perspektivën e BE-së për rajonin, rekomandimi për fillimin e negociatave me Shqipërinë u soll në bazë të meritave të popullit shqiptar. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin e vet në BE pa ndarje”, deklaroi Junker.
Edi Rama i hodhi poshtë akuzat se është angazhuar për Shqipëri të Madhe dhe porositi se ëndrra e tij e vetme është “Evropa e Madhe”. (koha.mk)