Në ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për të ardhmen e Ivan Rakitic. Mesfushori kroat është shndërruar në një objekt dëshirash në merkato për dy klubet e mëdha italiane Juventusin dhe Interin. Fillimisht ishin zikaltrit që provuan me të gjitha mënyrat për të arritur një marrëveshje me Barcelonën për të bërë të mundur transferimin e Rakitic në Milano, ndërkohë që në ditët e fundit mediat italiane shkruajtën edhe për interesimin e Juves madje duke aluduar se 31-vjeçari i kishte thënë po Juventusit, por sipas Cadena Cope asgjë nuk rezulton të jetë e vërtetë pasi Rakitic dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe është gati të rinovojë kontratën me blaugranat edhe me një tjetër sezon. Për Interin dhe Juven nënkampioni i botës me Kroacinë në Rusi 2018 do të mbetet thjeshtë një dëshirë merkatoje.