Ivan Rakitiç thotë se ishte një “vendim i keq” për Barcelonën, që të sanksiononte rekordin prej 222 milionë eurosh të kalimit të Nejmar te PSZH. Gjigantët e La Ligas e gjetën veten të detyruar, në një qoshe, pasi braziliani e bëri të qartë se dëshironte PSZH, ndërsa klubi francez derdhi paratë për të shkarkuar klauzolën e lirimit. Pasi u nda nga një prej interpretuesve kryesorë në ndeshjet botërore, Barcelona shpejt u orvat në përpjekje për të mbuluar “gropën”. Pjesa e tarifës që Nejmar solli u shpenzua për sjelljen në skuadër të Paulinjo dhe Ousmane Dembele, por Rakitiç pranon se 25-vjeçari do të jetë një gol i madh në “Camp Nou”.
“Për mua, personalisht, kjo ishte me të vërtetë e vështirë, jo vetëm sepse ai është një nga lojtarët më të mëdhenj, por se është një person i madh. Ai ka qenë me të vërtetë i rëndësishëm për dhomën tonë të zhveshjes dhe për mua është një nga djemtë më të mirë që njoh në futboll. Pra, për mua ishte vendim i keq, sepse pëlqeja ta kisha atë në ekipin tim”, tha ai për “BBC” . Nejmar kaloi katër vjet me Barcelonën, periudhë gjatë së cilës shënoi 105 gola në 186 ndeshje. Plotësimi i një zbrazëtire të tillë nuk do të jetë e lehtë, por Rakitiç nënvizon se klubi duhet të pranojë dhe respektojë vendimet që janë marrë. “Duhet të respektojmë vendimin e Nejmar për të lëvizur. Nëse një ekip mund ta blejë atë dhe ai vendos të largohet nga Barcelona, ne duhet ta respektojmë dhe t’i urojmë fat më të mirë. Shpresojmë se ai mund të shënojë shumë gola dhe të jetë i lumtur në Paris, por ne duhet të shkojmë në rrugën tonë dhe të jemi të fortë së bashku, pa Nejmar tani”, përfundoi mesfushori kroat.