Kryetari i bashkisë së Kamzës ka bërë një rezyme të punëve të kryera në 100 ditët e para të tij që pas marrjes së mandatit qeverisës.
Ne praninë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ministrja e Shtetit dhe njëherësh zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, deputeti Ervin Bushati, Prefektja e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari, kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe shumë përfaqësues të tjerë të politikës.
“Në 100 ditë akoma nuk kemi një punonjës që të jetë në gjykatë për largim nga puna. Sot fatura e kësaj bashki në 12 vite për largime nga puna vetëm nga tekat e njërit apo tjetrit janë 500 milion lekë faturë për personat e larguar dhe që kanë fituar gjyqin. Janë taksat tuaja dhe deri më sot, nuk mund të dalë një person që ti jetë drejtuar Gjykatës nga unë si kryetar bashki që mund ta kem larguar nga puna”, -tha Suli.
Ai foli edhe për projektet e ardhshme të bashkisë së Kamzës nga ku vuri në dukje se institucioni që ai drejton do t’i trajtojë qytetarët me dinjitet si dhe ekonomia do të njohë rritje ekonomike.
Deri më tani sipas tij, bashkia që ai drejton ka harxhuar vetëm 50 mijë euro për një sërë punësh të rëndësishme të kryera në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.
“Vetëm 50 mijë euro janë shpenzuar nga taksat tuaja dhe shihni sa punë janë bërë. Shumë shpejt abuzuesit para drejtësisë”,- u shpreh Suli.