Ankara, 9 korrik – Dërgesa e sistemeve raketore kundërajrore S-400 Turqisë mund të realizohet që sot, shkruan gazeta turke “Haberturk”.
Sipas gazetës, mbrëmë në orën 21 sipas kohës së Moskës ka përfunduar ngarkesa e raketave S-400 me dy aeroplanë transportues. Gazeta pohon se aeroplani me sistem kundërajror sot do të fluturojnë nga baza ajrore në Tuer për në Turqi.
Paraprakisht “Haberturk”, duke iu referuar burimeve të sigurta, kumtoi se ngarkimi i s-400, që do të dërgohen në Turqi mund të fillojë më 7 korrik. Sipas gazetës të dielën u planifikua pjesa e parë e sistemit të ngarkohet në aeroplanin transportues për fluturimin që u planifikua gjatë kësaj jave.
Sipas gazetës, njëkohësisht, nëntë ekspertë teknik nga Federata Ruse do të arrijnë në Turqi dhe do marrin pjesë në instalimin e sistemeve. Në etapën e parë një prej komplekseve raketore do të vendosen në Ankara, shkruan gazeta.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, dje potencoi se dërgimi i sistemeve raketore kundërajrore do të realizohet sipas marrëveshjes.