Arma shkatërruese u projektua që në vitin 1960 me synimin që të godiste çdo qytet në Japoni. Ajo peshon rreth 1500 kilogramë. Mendohet se versioni më shkatërrues i raketës është ai që u përdor në stërvitjet ushtarake ditën e djeshme. Ministria e Mbrojtjes në Taipei konfirmoi se disa raketa balistike Dongfeng ishin gjuajtur në ujërat përreth Tajvanit, por nuk ka identifikuar ende se cili model. Raketa ka rreze të gjatë veprimi, me një distancë operacionale prej 15.000 km
Tensionet rreth Tajvanit janë në maksimum. Kina nisi stërvitjet më të mëdha ushtarake në histori. Mësohet se ditën e sotme janë përdorur disa raketa balistike të afta për armë bërthamore. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, ato janë në gjendje të shkatërrojnë një qytet të tërë vetëm me një goditje. Bëhet fjalë për raketat Dongfeng. Dongfeng është familja kryesore e raketave balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe ndërkontinentale të Pekinit, disa prej të cilave mund të mbajnë ngarkesa bërthamore dhe konvencionale dhe janë projektuar për të goditur objektiva specifikë të armikut. Arma shkatërruese u projektua që në vitin 1960 me synimin që të godiste çdo qytet në Japoni. Ajo peshon rreth 1500 kilogramë.
Më pas, ushtria kineze ndërtoi disa lloje të tjera raketash, pjesë e të njëjtës familje, me të cilat synonte të shkatërronte bazat e armikut. Mendohet se versioni më shkatërrues i raketës është ai që u përdor në stërvitjet ushtarake ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes në Taipei konfirmoi se disa raketa balistike Dongfeng ishin gjuajtur në ujërat përreth Tajvanit, por nuk ka identifikuar ende se cili model. Raketa ka rreze të gjatë veprimi, me një distancë operacionale prej 15.000 km. Sa i përket stërvitjes së ushtrisë kineze në ngushticën e Tajvanit, gjithçka konsiderohet si një mesazh që Pekini i dërgon Uashingtonit, si hakmarrje ndaj vizitës së drejtueses së Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi që zhvilloi në Taipei, të martën dhe të mërkurën, duke shkelur, sipas Kinës, integritetin territorial të vendit, pasi e konsideron Tajvanin si territor të vetin.
Tashmë Kina nisi stërvitje të paprecedent ushtarake me zjarr të vërtetë në gjashtë zona që rrethojnë Tajvanin. Stërvitja ushtarake u bë një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, në Tajvan. Kina paralajmëroi avionët dhe anijet që t’i shmangin zonat gjatë stërvitjeve, të cilat tha se do të zhvillohen deri të dielën. Ushtria e Kinës është më e madhja në botë dhe ka 2 milionë trupa. Marina e Pekinit po ashtu ka anije më shumë sesa SHBA-ja, e aq më pak nëse krahasohet me Tajvanin. Por, ushtria kineze është zotuar se do t’iu rezistojë masave detyruese për të vendosur sundimin kinez mbi demokracinë e ishullit vetëqeverisës. “Do të duhet diplomaci e fortë për të rivendosur një ekuilibër të qëndrueshëm”, tha shkencëtari politik i Universitetit të Stanfordit, Kharis Templeman. “Unë nuk e di se si do të zhvillohet përfundimisht ky konfrontim, por mendoj se do të kemi disa javë të vështira”.
Kina thotë se ka filluar stërvitjet që përfshijnë avionë luftarakë, anije të marinës dhe sulme me raketa në gjashtë zona përreth Tajvanit. Ato shtrihen vetëm 20 kilometra (12 milje) larg bregut të ishullit, duke shkelur potencialisht ujërat territoriale të Tajvanit. Pekini ka dhënë pak detaje, por pala kineze i ka përshkruar stërvitjet si ndëshkim që SHBA-ja lejoi vizitën e Pelosit, edhe pse presidenti Joe Biden nuk kishte autoritet për ta penguar udhëtimin e saj në ishull. Ushtrimet me zjarr të drejtpërdrejtë janë një provë e aftësisë së një ushtrie për të kryer misione në kushte më të ngjashme me luftën. Në këtë rast, ato janë krijuar për të treguar nivelin e forcës që Kina ka kundër Tajvanit nëse Pekini vendos të përmbushë zotimin për të marrë kontrollin e ishullit dhe për t’i ndëshkuar ata që mbështesin pavarësinë e tij.
Stërvitjet mendohet të jenë më të mëdhatë dhe më kërcënueset ndaj Tajvanit që kur Pekini lëshoi raketa në ujërat në veri dhe në jug të ishullit në vitin 1995 dhe 1996 si përgjigje ndaj vizitës në SHBA të presidentit të atëhershëm Lee Teng-hui. Kina dërgon rregullisht avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit dhe herë pas here ka kaluar vijën ndarëse mes Tajvanit dhe Kinës, por është ndalur para inkursioneve ose sulmeve të drejtpërdrejta që mund të nxisnin një konflikt rajonal.