Rajoni turk Mardin është qëlluar me 130 rаketa

Ankara, 10 tetor – Rreth 130 raketa, të gjuajtura nga Siria, e kanë goditur rajonin kufitar turk Nusajbin, në provincën juglindore Mardin, lajmëron agjencia Anadolia.

Raketat kanë rënë mbi zona banesore.

Pesë persona janë liruar nga spitali në Turqinë juglindore pasi që ishin plagosur lehtë gjatë sulmeve ndërkufitare nga ana e kurdëve sirianë dhe PKK-së, në Siri.

Udhëheqësia rajonale në Nusajbin, dje njoftoi se për dy ditë ditë i kanë mbyllur shkollat në atë rajon.

Ndërkohë edhe tutje vazhdon operacioni turk “Burimi i Paqes”, i cili filli dje në lindje të Lumit Eufrat, në pjesën veriore të Sirisë, shtoi agjencia.

Turqia njoftoi se PKK dhe organizata e saj si motër në Siri paraqesin rrezikun më të madh për të ardhmen e Sirisë, duke e kërcënuar territorin e plotë të shtetit. Ankaraja, po ashtu, theksoi se për ata është e papranueshme mbështetja e terroristëve nën pretekstin se luftojnë kundër SHI-së.

Turqia dhe Siria ndajnë një kufi të përbashkët në gjatësi prej 911 kilometrash dhe siç thonë kjo paraqet rrezik nga terroristët në lindje të Lumit Eufrat dhe “korridorit terrorist” që atje formohet, thekson Anadolia.

Turqia planifikon t’i transferojë dy milionë sirianë në zonë të sigurt prej 30 kilometrash në Siri, e cila fillon nga Lumi Eufrat deri në kufirin me Irakun, përfshirë edhe qytetin e Manbixhit. Prezenca e grupeve terroriste, si PKK, mes tjerash e vënë në pikëpyetje formimin e saj.