Omer XHAFERI
Shkup, 19 shkurt – Plotësimi i Ligjit për gjykata, në mesin e shumë ndryshime të cilat i ka paraparë, e ka përfshirë edhe specializimin më të lartë të Gjykatave, në sferën e procedimit të lëndëve tregtare, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, në Komentin e Propozim-Ligjit për gjykata, të cilën së fundmi e kanë publikuar pesë shoqata jo qeveritare (Komiteti i Helsinkit, Instituti për të drejta e njeriut, Shoqata e juristëve të rinj etj), thuhet se është e nevojshme shqyrtimi i mundësisë për themelimin e një Gjykata Tregtare, vetëm për lëndët e kryeqytetit. Rrjeti i sektorit civil, ku mes tjerash bëjnë pjesë edhe Instituti për hulumtime juridike dhe Koalicioni për gjykim të drejtë, duke e komentuar këtë Propozim-Ligj, ka theksuar se votimi i Ligjit për gjykatë, gjithsesi e parasheh specializimin e gjykatave, për procedimin e lëndëve me materie tregtare. Duke i ndarë rastet civile nga ato tregtare, siç thuhet në Propozim-Ligjin për gjykata, parashihet formimi i sektorëve të posaçëm tregtar brenda gjykatave, enkas për vetëm ankesat dhe kontestet në sferën e biznesit.
Ky vendim ligjor i cili ende është në pritje të krijimin të shumicës prej dy të tretave të votave në Parlament, sipas Komentuese të Propozim- Ligjit të ri për gjykata, gjithsesi paraqet një hap para drejtë trendëve evropiane, përfshi edhe ato të rajonit, siç është rasti me sistemi juridik të Kroacisë, ku ekzistojnë gjykata të posaçme tregtare. Vërejtjet dhe rekomandimet e grupit të shoqatave jo qeveritare, sa i përket Ligjit për gjykata dhe themelimit të një Gjykata Tregtare, posaçërisht për rajonin e Shkupit, lidhet me numrin dhe ngarkesën e madhe të cilat e kanë Gjykata Penale e Shkupit dhe ajo Civile.
Raporte vjetore dhe njoftimet e kohë pas kohëshme të Gjykatës Penale të Shkupit dhe asaj Civile, tregojnë qartë se numri i lëndë vjetore të cilët këto gjykata i pranojnë, procedojnë dhe shqyrtojnë është tejet i madh. Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve paditë e ndryshime dhe kontestet mes palëve të zgjidhen në kohë, brenda këtyre dy instancave gjyqësore, ekzistojnë lëndë që procedohen me vite të tëra. Komenti i Propozim-Ligjit për gjykata, i publikuar nga shoqatat e theksuar përmban një varg rekomandimesh dhe propozimesh për plotësimin dhe ndryshimin e neneve, paragrafëve dhe pikave aktuale. Kësisoj në këtë Koment, thuhet se Propozim ligji në fjalë, nuk e shpreh nevojën për riorganizimin e rrjetit të gjykatave themelore, në mënyrë që të sigurohet optimizmi i numrit të tyre, varësisht nga numri i lëndëve vjetore që i procedojnë.
Në linjë të njëjtë, siç thuhet në Koment, po ashtu është racionalizimi i numri të gjykatave të apelit, respektivisht zvogëlimi i numrit të tyre apo krijimin e një Gjykate të Apelit, e cila do të ishte e decentralizuar, në formë të sigurimit të unitetit. Për qytetarët e Maqedonisë, kundërshtimin dhe ankimimin e vendimeve të gjykatave të shkallës së parë, e realizojnë në katër gjykata të apelit, duke filluar nga Shkupit, Shtipi, Manastiri dhe Gostivari.
Në elaborimin e nevojës për zvogëlimin e gjykatave të apelit, komentuesit e Ligjit për gjykata, nënvizojnë se më këtë mënyrë do të përjashtohej mundësia për veprime të ndryshime të këtyre instancave gjyqësore, në kohë gjendja faktike, juridike e lëndëve mundë të jetë e njëjtë apo e ngjashme. Sidoqoftë, riorganizimi i sistemit gjyqësor, me theks të posaçëm i gjykatave në vendin tonë, siç nënvizohet në këtë Koment, patjetër duhet të parashihet Propozim-Ligin për gjykata. Ndryshime i kësaj sferë të përmbajtjet ligjore, doemos duhet të ndodhë, me të vetmin qëllim harmonizimin e Ligjit për gjykata, me Strategjinë për reforma në sistemin juridik vendas, të cilët në korrik të këtij viti e miratoi Këshilli për reforma në drejtësi. (koha.mk)