Ohër, 30 mars – Në prag të paralajmërimit për reshje të reja të rrëmbyeshme të shiut, mbledhje të jashtëzakonshme mbajti Shtabi rajonal për menaxhim me kriza në Ohër. Në takim u sollën konkludime për ndërmarrjen e masave adekuate për preventivë si lëshimi maksimal i ujit nga Liqeni i Ohrit në lumin Drini i Zi.
Njëkohësisht, shërbimet kompetente do të kryejnë kontroll të përforcuar në drejtimin rrugor Strugë – Dibër afër fshatit Llukovë, për shkak të derdhjes së shtuar të ujit nga lëshimi i ujit nga diga Glloboçicë. Gjendja po ndiqet me vigjilencë nga ana e të gjitha subjekteve të Shërbimit për menaxhim me kriza të cilat do të ndërmarrin masa adekuate për sanim të rreziqeve të krijuara eventuale.
Nga SHA “ELEM” që ekonomizon me ujërat e Liqenit të Ohrit e konfirmojnë informatën për derdhje të shtuar nga diga Glloboçicë.
Moti i lig paralajmërohet këtë fundjavë, më saktë në orët e hershme të mëngjesit të dielën me reshje të reja intensive të shiut, deri 20 litra në metër katror, të shoqëruara me erë jugore që në momente do të arrijë deri 80 kilometra në orë. Era e ngrohtë jugore do të shkaktojë edhe shkrirje të borës nëpër male, që do të shkaktojë rritje të menjëhershme të derdhjes së ujërave në rajonin e basenit të lumit Drini i Zi. Kjo do të shkaktojë edhe derdhje të ujit nëpër shahtën e HEC “Glloboçica” prej diku 150 deri 200 metra kub në sekondë, që do të çojë deri në rritje të menjëhershme të nivelit të Drinit të Zi në drejtim të poshtëm nga diga Glloboçicë.
Sipas analizave të përgatitura në pajtim me parashikimet meteorologjike, pritet që gjendja hidrologjike në rajonin e Ohrit-Strugës të jetë më e ndërlikuar rreth orës gjashtë në mëngjes më 1 prill, e njëjta të zgjasë gjatë ditës deri në orët e pasdites, kur pritet stabilizim i motit të lig dhe derdhjeve e ujërave.
Për gjendjet e paralajmëruara, motin e lig eventual, si dhe për masat e ndërmarra janë njoftuar edhe pronarët e objekteve hotelierike të locuara afër brigjeve të Liqenit të Ohrit në Ohër dhe Strugë.