Madrid, 23 shtator – Rajoni i Madridit, i cili është epiqendra e epidemisë së re të koronavirusit në Spanjë, sot kërkoi ndihmë nga ushtria për testim dhe dezinfektim, duke paralajmëruar vazhdimin e masave kufizuese në zona të tjera nga e premtja.
Nënkryetari i rajonit, Ignasio Aguado, paralajmëroi se ekzekutivi rajonal do të kërkojë “mbështetje urgjente logjistike nga ushtria gjatë realizimit të testeve dhe dezinfektimit” në zonat më të prekshme gjatë takimit të nesërm me qeverinë qendrore.
Ushtria gjithashtu ndihmoi në testimin dhe dezinfektimin në valën e parë të epidemisë në të gjithë vendin.
Madridi, do të kërkojë gjithashtu vendosjen e 220 nëpunësve policorë për ta monitoruar respektimin e karantinës dhe masat e tjera të vendosura.
Ministri Spanjoll i Shëndetësisë dje u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Madridit t’i kufizojnë lëvizjet dhe kontaktet e tyre dhe t’i ulin ato vetëm në “të domosdoshme” në mënyrë që ta parandalohet përhapja e epidemisë, një ditë pas hyrjes në fuqi të kufizimeve të rrepta në rajonin e Madridit.
Ministri Salvador Ilja për Radio Kadena Ser deklaroi se situata është më shqetësuese në Madrid.