Madrid, 24 tetor – Rajonet spanjolle i bënë thirrje Qeverisë spanjolle të vendosë gjendje të jashtëzakonshme, që do ta vendosë bazën ligjore për vendosjen e orës policore në luftën kundër pandemisë së Kovid-19.
Dhjetë rajone spanjolle i bënë thirrje Qeverisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, që do t’u mundësojë të vendosin kufizim të lëvizjes së njerëzve.
Rajonet presin që qeveria të thirr këshill të jashtëzakonshëm ministror nesër që ta miratojë masën, publikuan mediat spanjolle.
Rajon i i Madridit e kundërshton këtë, që deri tani ka penguar që të merret vendimi në nivel kombëtar.
Spanja ka numër më të madh të infektimit mdiis vendeve perëndimore-evropiane. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është ngjitur në 1.046.132, derisa kanë vdekur afër 28.000 persona të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.