Shkup, 14 janar – Shefi i prokurorisë themelore të Shkupit, Sasho Rajçev thotë se ekspertiza e hard disqeve nga qendra e telefonisë së prokurorisë, duhet të tregojë nëse bisedat e inçizuara telefonike kanë qenë të përgjura dhe keqpërdorura, njofton Koha.
“Dy anti-korrupsioner për momentin janë nën hetim për shpenzime të pa kontrolluara me parat e dedikuar për rrugë, pas së cilës pasuan dorëheqjet në Komisionin për anti-korrupsion”, ka thënë për Tv Telma, Rajçev.
Rajçev ndan edhe mendimin e tij se çfarë statuti duhet të ketë Prokuroria Speciale Publike (PSP) me vazhdimin e mandatit, që në këtë kohë është një temë e nxehëtë edhe midis fellës së juristëve, por edhe politikanëve të cilët duhet të votojnë ligjin. (Koha.mk)